TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Mars 2023, 08:58

Sabiani del të martën? Bes Kallaku e nxjerr blof

Shkruar nga Pamfleti

Sabiani del të martën? Bes Kallaku e nxjerr blof

Mbrëmjen e djeshme Sabiani hyri ‘për të disatën herë’ në shtëpinë e BBV, aq sa në rrjet nisën memet e tipit: Ka hyrë se nuk ka besim tek vajza, po bën presion tek dhëndri, apo variante të llojit: Mos e jep gjë me qira shtëpinë e tij, që hyn çdo sezon në BBV?

Megjithatë, hyrja e Sabianit në shtëpinë e famshme duket se do jetë për fare pak kohë, aq sa për të bërë zhurmë.

Bes Kallaku e ka nxjerrë zbuluar, duke publikuar një njoftim. Në një hotel e restorant në Korçë pritet që Sabiani të këndojë në datë 9 mars, ditën e enjte.

Njoftimin, Besi e shoqëron edhe me batutën: Dhe unë që pronotova në Korçë...!

Me pak fjalë, Sabiani ka hyrë për të dalë shumë shpejt dhe kjo do shihet të martën, në Prime-n e radhës. /Pamfleti

Sabiani del të martën? Bes Kallaku e nxjerr blof

sabiani bes kallaku

Lini një Përgjigje