
Sabiani është rikthyer si banor i shtëpisë së “Big Brother”. Një vit më parë ai ishte pjesë e asaj shtëpie, por këtë herë do jetë ndryshe, pasi në atë shtëpi ndodhet dhe vajza e tij, Kejsi.
Sabiani u përfol gjithë këto kohë se ishte kundër lidhjes së saj me Kristin dhe tani ka hyrë vetë për ta mbajtur situatën nën kontroll.
Ndërkohë sot po pjesë e shtëpisë u bë Antoneta Koçi. 28-vjeçarja u shpreh se në shtëpinë më të famshme në shtëpi do sjellë çiltërsi dhe energji pozitive. Ajo gjithashtu është pjesë e programit “E Diell” në Top Channel. Antoneta u shpreh se po futet me qëllim të qartë, për të fituar. Ajo u prit mirë nga banorët e shtëpisë.
Arban Osmani njoftoi se sot në shtëpi do të futen 6 banorë të rinj.
Lini një Përgjigje