
Një grua e zhdukur për më shumë se tre dekada dhe e shpallur e vdekur në Shtetet e Bashkuara është gjetur e gjallë në Porto Riko.
Patricia Kopta u zhduk papritur nga Pittsburgh në moshën 52-vjeçare. Burri i saj Bob, u kthye në shtëpi normalisht, por nuk gjeti asnjë gjurmë të saj në vitin 1992.
Rasti mbeti i pazgjidhur nga policia, e cila përfundimisht e shpalli atë të vdekur. Por tani ajo është gjetur e gjallë në Porto Riko në moshën 83-vjeçare me identitetin e saj të vërtetë. Ajo kishte probleme të shëndetit mendor dhe një punonjës social zbuloi të vërtetën pas kërkimeve mbi identitetin.
Motra e saj Gloria Smith tha: “Nuk e besoj. Ishte një tronditje totale. Ne me të vërtetë menduam se kishte vdekur gjatë gjithë atyre viteve. Nuk e prisnim. Ishte një tronditje shumë e madhe të dija se ajo ishte gjallë.”
Patricia kishte hyrë në një shtëpi kujdesi në vitin 1999 duke i thënë stafit se do të vinte në Porto Riko nga Evropa me një anije lundrimi, tha shefi i policisë Brian Kohlhepp për CBS Pittsburgh .
Ai tha se Patricia ishte gjetur në rrugë rrugëve para se të shkonte në shtëpi dhe fillimisht refuzoi të diskutonte për jetën e saj private. Por një punonjëse kureshtare kontaktoi Interpolin dhe u kryen hetime duke gjetur identitetin e saj.

Lini një Përgjigje