TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2023, 21:42

Luizi është sëmurë? Këngëtari tjetër paralajmërim: Mund të dal të shtunën!

Shkruar nga Pamfleti

Luizi është sëmurë? Këngëtari tjetër

Këngëtari Luiz Ejlli ka paralajmëruar sërish sot se mund të dalë të shtunën. Në rrjet sot ka pasur shumë reagime dhe zëra se ai është sëmurë dhe madje ka dalë nga shtëpia dhe është dërguar në spital. Madje sipas fjalëve në rrjet, analizat nuk i kanë dalë mirë dhe ai duhet të lërë shtëpinë.

Ndërkohë, në një bisedë me Tanin në dhomën e gjumit, Luizi ka shprehur shqetësimin se mund të përjashtohet të shtunën.

“Kam një siklet, mund të largohem nesër nga shtëpia”, tha ai.

Sipas tij, debati që ka pasur me Evën mund të keqinterpretohet dhe të merret si presion psikologjik ndaj saj.

Kujtojmë që pas debatit për Evën erdhi një zarf i zi që e përjashtoi nga loja ndërsa për Luizin nuk është marrë një vendim.

Luizi: Më ka kapur një siklet

Tani: Për ça?

Luizi: Se mund të iki të shtunën

Tani: Kush?

Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën

Tani: Seriozisht e ke?

Luizi: Për Zotin po

Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.

Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.

Tani: Nuk ka shanse

Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër.

luizi bbv semure

Lini një Përgjigje