TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Mars 2023, 11:08

Akuza të rënda ndaj Camilla-s në libër, mbreti Charles dëbon Harryn dhe Meghan nga shtëpia në Londër

Shkruar nga Pamfleti

Akuza të rënda ndaj Camilla-s në libër, mbreti Charles

Mbreti Charles ka vendosur të dëbojë Princin Harry dhe Meghan Markle nga shtëpia në Londër për shkak të sulmeve të vazhdueshme që ai ka bërë kundër Camilla-s në librin e tij të kujtimeve. Mbreti ka njoftuar djalin e tij që të lirojë rezidencën me pesë dhoma gjumi.

Sipas, “Daily Mail”, vendimi i Charles, është mbështetur fort nga gruaja e tij Camilla, dhe Princi dhe Princesha e Uellsit, William dhe Kate.

Burimet pranë Familjes Mbretërore thanë për “Daily Mail” se Mbreti Charles beson se djali i tij ka kaluar kufirin pas akuzave të bëra në serialin e Netflix. Çelësat e shtëpisë në Londër do t’i ofrohen Princit Andrew, vëllait të Mbretit Charles. Lajmet për dëbimin e Harry-t dhe Meghan-it vijnë pasi përgatitjet për kurorëzimin e mbretit Charles janë duke u zhvilluar mes spekulimeve se Princi Harry mund të mos marrë një ftesë.

‘Kjo me siguri do të shënojë fundin e kohës së Harry dhe Meghan në Mbretërinë e Bashkuar,’- thonë burime pranë Familjes Mbretërore.

Shtëpia e njohur në Londër iu dhurua Princit Harry dhe Meghan nga Mbretëresha e ndjerë në vitin 2018 si dhuratë për martesën e tyre.

mbreti charles debim meghan dhe harry

Lini një Përgjigje