
Ndonëse qëndroi shumë pak brenda shtëpisë, Ermiona fitoi shumë simpatizantë që e pëlqejnë dhe e mbështesin. Me daljen e saj të shumtë kanë qenë ata që janë mërzitur, por edhe që e kanë përgëzuar për qëndrimin e saj në “BBV”.
Një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të saj, e ka postuar edhe Albërie Hadërgjonaj, ish-kunata e Lekbellos.
Këngëtaret dikur kanë qenë kunata, pasi Ermiona ka qenë e martuar me vëllain e ish-bashkëshortit të Albëries. Fryt i kësaj martese madje është vajza e tyre, e quajtur Elisa.
Albëria në një postim të bërë në rrjetet sociale, i ka dalë në mbrojtje ish-kunatës duke zgjedhur fjalët më të denja për të.
“Njerëzit e vërtetë nuk i duam! O Jona, o bish, o je ti feministe o s’ka njeri në këtë shoqëri, sepse të njoh mirë. Ti kurrë nuk ke bërë kompromise me të padrejtën! Fitove zemrat e shumë njerëzve dhe kjo është fitore! Të dua”, ka shkruar Albëria.

Lini një Përgjigje