
Dy muaj më parë, Miley Cyrus publikoi këngën e saj ‘Flowers’ me tekst ‘thumbues’ për ish-in e saj Liam Hemsworth. Kënga rezultoi hit i madh, duke qënduar në krye të ‘Spotify’ si kënga më e transmetuar për disa javë. Mirëpo, mësohet se Hemsworth po përgatit një padi kundër Cyrus.
Në rrjetet sociale po qarkullon fotografia e një dokumenti, përmes të cilit aktori australian pretendon se i është dëmtuar reputacioni, gjë që do ta pengonte të merrte pjesë në sezonin e ri të “The Witcher” dhe për këtë arsye ai do e çojë çështjen deri në gjykatë.
Mirëpo, ende asnjë burim zyrtar nuk e ka konfirmuar pretendimin e Hemsworth.
Teksti i “Flowers” nuk e përmendin emrin e tij në asnjë moment, por i referohen “When I was your man”, kënga e preferuar e aktorit, të cilën ai ia kushtoi Cyrus gjatë dasmës së tyre në vitin 2018.
Pas 8 muajsh martesë u finalizua divorci i çiftit. Sipas mediave, këngëtarja 30-vjeçare përdori këngën ‘Flowers’ për të shfryrë inatin pasi mësoi për tradhtinë e aktorit.
According to leaked documents, Liam Hemsworth is officially suing Miley Cyrus for defaming him after the success of the single "Flowers". pic.twitter.com/E1lodoTp8k
— ???????????? (@mcgiftz) February 28, 2023
Lini një Përgjigje