TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Mars 2023, 12:32

‘Ujku i vërtetë’ i Wall Street flet për Grida Dumën: Ka shumë episode të filmit që i kemi ndryshuar

Shkruar nga Pamfleti

‘Ujku i vërtetë’ i Wall Street flet për Grida

Jordan Belfort, personazhi real nga i cili është krijuar skenari i filmit ikonë "Wolf of Wall Street", me protagonist yllin e Hollywood-it, Leonardo DiCaprio,  ka rrëfyer në "Top Story", për Grida Dumën, momente kur filmi ka kapërcyer ngjarjet reale.

Belfort, një ish-tregtar i Wall Street, i shpallur fajtor për manipulime në tregun e aksioneve, u kthye në një personazh publik "famëkeq", pasi historinë e tij e ktheu në kujtime.

"Ka disa gjëra në film që nuk janë të vërteta, shumica për ta zhvilluar ngjarjen më shpejt. E para nuk jam takuar kurrë me një agjent të FBI-së në atë varkë. Unë dhe DiCaprio e shpikëm atë skenë, e bëmë qëllimisht që të jetë filmi më i bukur. Pjesa tjetër është fjalimi që unë them do iki dhe më pas do të rri",-tha ai.

Duma: Pra çdo gjë tjetër në lidhje me stilin e jetës në këtë film është ashtu?

Belfort: Ju nuk do ta besoni, por është më shumë se kaq.

Belfort drejton një biznes të të folurit motivues dhe vazhdon të përfitojë nga përvojat e tij të jetës.

 

‘Ujku i vërtetë’ i Wall Street flet për Grida

wolf of wall street jordan belfort

Lini një Përgjigje