TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Shtator 2023, 13:16

Mediat britanike për ishullorin e ri: Konkurenti i bezdisshëm, tani në formatin shqiptar të ‘Love Island’

Shkruar nga Pamfleti

Mediat britanike për ishullorin e ri: Konkurenti i bezdisshëm, tani

Haris Namani është konkurrenti i ri që iu bashkua vilës së “Love Island Albania”.

Gjatë prezantimit të tij, ai tregoi se gjithashtu kishte qenë pjesëmarrës në “Love Island UK” dhe shumë shpejt, mediat britanike e mësuan lajmin.

“The Sun”, “DailyMail”, apo ‘Heat World’, i kanë dedikuar artikuj djaloshit shqiptar, të cilit i përmendën eksperiencën e emisionit në Mbretërinë e Bashkuar.

“Haris, 22 vjeç, u shfaq në një video prezantuese duke folur në shqip, ku në ekran u futën titujt e gazetave për ish të dashurën e tij të ‘tërbuar’ që e thërriste jashtë. Disa poza të tij duke grushtuar në ajër si boksier janë futur në intervistë, e cila është interesante duke pasur parasysh arsyen e largimit të tij nga emisioni në Mbretërinë e Bashkuar”- shkruante “The Sun”.

Ndërsa ‘Heat World’ e ka cilësuar si ‘konkurent të bezdisshëm’, i cili tani është pjesë e formatit shqiptar, duke qenë se ‘nuk ndriti gjë’ në atë britanik.

Miqtë e tij konkurrentë në reality- show në Angli i kanë uruar gjithashtu suksese Harisit.

harris mediat britanike love island albania

Lini një Përgjigje