
Gjykata e Tiranës liroi nga paraburgimi Ruensa Haxhian, e njohur si Enca. Këngëtarja u arrestua pasi kishte mbjellë kanabis në oborrin e banesës së saj në Lundër, saktësisht 5 rrënjë.
Gjykata ndërroi masën e sigurisë nga ‘burg’ në ‘detyrim paraqitje’.
Avokatët kanë pretenduar se kontrolli i banesës së këngëtares ishte i paligjshëm, sakaq, sipas mbrojtësve, 5 rrënjët e kanabisit i ka mbjellë për kuriozitet. Ndërkohë prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ruensa Haxhia ka pranuar para policisë gjatë momentit të arrestimit, se kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak.
Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua, ndërkohë që këngëtarja pranoi se ishte përdoruese e hashashit.
Nejse, urojmë që Enca të mos ketë kuriozitete edhe më të rrezikshme se kaq. Se mbase..., jo gjithmonë lirohet!
Lini një Përgjigje