
Kiara Tito nuk ka mbetur indiferente ndaj deklaratës së Dojna Memës, e cila thoshte se e ka hequr nga Instagrami pa ndonjë motiv. Edhe pse me vonesë, Kiara reagoi publikisht lidhur me këtë.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito vendosi të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej ditësh në rrjete sociale.
“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.
Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:
“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”
Lini një Përgjigje