TAGS-AT E JAVËS

Showbiz15 Tetor 2025, 09:52

Arbenita Ismajli i çon një mesazh shërbimeve sociale në Kosovë: Ime bijë është e qetë në Dubai, me mua

Shkruar nga Pamfleti

Arbenita Ismajli i çon një mesazh shërbimeve sociale në

Arbenita Ismajli duket se ka ‘lëshuar rrënjë’ në Dubai, ku ka vendosur të jetojë bashkë me vajzën e saj Ninën edhe pse ka probleme ligjore mbi kujdestarinë e saj, në lidhje me ish-bashkëshortin, Fero.

Duket se Arbenita ka dashur të përçojë një mesazh jo vetëm për ndjekësit, por edhe për shërbimet sociale të Kosovës, për t’i treguar se vajza e saj është më e lumtur dhe e qetë me të ëmën në Dubai:

“U bë një vit që u zhvendosëm në Dubai, dhe të të shoh ty të rritesh e të lulëzosh më shëron aq thellë,” – ka shkruar ajo, duke iu referuar vajzës së saj, Ninës.

Në fotografinë e postuar, Nina shihet e buzëqeshur, teksa mbi sup ka një papagall.

Arbenita ndërkohë vazhdon karrierën si modele dhe duket se në Dubai ka gjetur gjithçka për të cilën ka patur nevojë.

Arbenita Ismajli i çon një mesazh shërbimeve sociale në

arbenita ismajli sherbimet sociale nina

Lini një Përgjigje