TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Tetor 2025, 14:02

Kënga e Taynës kthehet në hit për Kylie Jenner

Shkruar nga Pamfleti

Kënga e Taynës kthehet në hit për Kylie Jenner

Duket se muzika e Taynas është shumë e preferuar tek personazhet e njohur në botë.

Pas përdorimit të këngës së saj “Si ai” në disa video të influencuesve ndërkombëtarë, tani edhe “Obsesion” ka arritur deri te Kylie Jenner, e cila ka ripostuar një video ku dëgjohet hiti i artistes shqiptare.

Ky është rasti i dytë që Kylie përdor muzikën e Taynas në përmbajtje të saj, duke e renditur reperen kosovare përkrah emrave që arrijnë të depërtojnë në industrinë botërore të muzikës.

Në muajt e fundit, këngët e Taynas janë bërë pjesë e playlisteve të DJ-ve ndërkombëtarë në festivale të njohura si Ultra Europe, Tomorrowland dhe Rolling Loud, ku “A i” dhe “Obsesion” janë shfaqur si sfond për set-e të famshme.

Kënga e Taynës kthehet në hit për Kylie Jenner

tayna kylie jenner

Lini një Përgjigje