
Bileta e llotos që Dijonis Biba kishte postuar në rrjetet sociale, ku shihej se kishte fituar 55 mijë euro, u bë burim spekulimesh se ai mund të qe arrestuar, ose pritej të arrestohej, për shkak se lojërat e fatit janë të ndaluara ligjërisht në Shqipëri.
Për t’i dhënë fund spekulimeve, fituesi i ‘Ferma Vip’ ka postuar një sqarim në InstaStory, duke treguar qartë se nuk ka qenë ai personi që e ka vendosur bastin.
Ai ka ripostuar foton e skedinës ku shkruhej: “Heu kush e ka fut kyt bilet more?” dhe ka shtuar një mesazh të drejtpërdrejtë: “Në asnjë moment nuk kam thënë që e kam vendos unë. Pse hapni panik kot?”
Ky reagim, i cili sqaron se nuk ishte ai autori i bastit, hedh poshtë thashethemet për hetim apo arrestim, duke treguar se Dijonis Biba po distancohet nga akuzat për shkelje të ligjit.

Lini një Përgjigje