
Kiara Tito ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku një prej tyre e pyeti se si ndihet kur njerëzit flasin negativisht për bashkëshortin e saj, Luiz Ejllin.
Në pyetjen: “Si ndjehesh kur bashkëshortit çfarë nuk i thonë, fjalët më negative, e si ndjehet ai?”, Kiara tha:
“Kur dikush flet keq për ty, zakonisht tregon më shumë për gjendjen e tij se për ty. S’më prek, disa thjesht kanë nevojë për ndihmë, jo përgjigje”
Moderatorja shtoi gjithashtu se as Luizi nuk e merr mundimin të reagojë ndaj fjalëve të këqija apo shpifjeve që qarkullojnë në rrjete sociale:
“Pastaj Luizin e keni parë besoj që nuk merret me llafe dhe as nuk i bëjnë përshtypje shpifjet dhe mallkimet e disa njerëzve që nuk kanë një jetë”
Ndërkohë që Kiara është moderatore në ‘Portokalli’, Luizi ka bërë një bashkëpunim me Altin Shirën, në fakt cover-in e një kënge të vjetër të këtij të fundit.

Lini një Përgjigje