TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Tetor 2023, 10:43

Luiz Ejlli: Diku më bënë gjyq publik për fjalën ‘çapaçul’, sot e gjej tek Gjuha Shqipe 2

Shkruar nga Pamfleti

Luiz Ejlli: Diku më bënë gjyq publik për fjalën

“Çapaçul” ishte fjala që përdorte gjerësisht Luizi në BBV2 e që më vonë u bë virale, por nga ana tjetër edhe u keqinterpretua nga banorët me të cilët ai konkurronte.

Megjithatë duket se ende e kësaj kohe Luizit nuk i paska ‘dalë e keqja’ me këta të fundit dhe ka vendosur t’u tregojë “të vërtetën” e kësaj fjale të gjithëve.

Në një postim në Instastory, Luizi ka publikuar një pjesë nga teksti i “Gjuha shqipe 2” ku është përmendur fjala çapaçul.

“Eh… dikur më kryqëzuan për fjalën çapaçul e më bën gjyq publik, sot e gjej të Gjuha Shqipe,” shkruan Luizi.

Luiz Ejlli: Diku më bënë gjyq publik për fjalën

Në fakt, ish-banorët nuk kishin edhe aq faj qe indinjoheshin. Në mos në kuptimin përkëdhelës, në kuptimin e parë, fjala 'çapaçul' është një njeri i çrregullt dhe s'është i zoti për asgjë; që nuk ka asnjë vlerë, që nuk e përfillin.

Luiz Ejlli: Diku më bënë gjyq publik për fjalën

luiz ejlli capacul

Lini një Përgjigje