
Nuk është e lehtë të jesh një nga lojtaret më të njohura të futbollit në botë. Alisha Lehman e përjetoi këtë, kur në mars të këtij viti, iu ofrua të bashkohej me një nga faqet e internetit të të rriturve, në këmbim të një rroge të lartë.
Tashmë futbollistja e Aston Vilës në një bisedë me reperen Shirin David, ka treguar se ka marrë një propozim imoral nga një futbollist shumë i njohur. Ajo ka treguar se sa donte ta paguante ai.
Alisha Lehman filloi të fitonte popullaritet në vitin 2018, kur u transferua nga Jang Bojs në Zvicër te Uest Hemi. Ajo aktualisht luan në sulmin e Aston Vilës. Përveç paraqitjeve të mira në fushë, lojtarja u bë aktive edhe në rrjetet sociale. Profili i saj në Instagram është shumë i njohur. Aktualisht ajo ndiqet nga mbi 15.15 milionë përdorues dhe numri është vazhdimisht në rritje. Fatkeqësisht, njohja ka edhe disavantazhet e saj, siç e zbuloi Alisha në mars të këtij viti.
Ja sa duhej të fitonte “futbollistja më e bukur në botë” për një natë me lojtarin.
Më pas, 24-vjeçares iu ofrua të hynte në një nga faqet e internetit të të rriturve, në këmbim të një rroge të lartë. Tani rezulton se ky nuk ishte propozimi i vetëm imoral që i ishte bërë Lehmanit. Lojtarja e Aston Vilës ka zbuluar në podkastin e reperes Shirin David, lajmin tronditës që ka marrë nga një futbollist i njohur.
“Mora një mesazh nga dikush, që është shumë i famshëm në të gjithë botën. Jemi takuar më parë, por jo personalisht. Ishim në të njëjtin event. Ai më ofroi 100.000 franga për të kaluar një natë me të”,- tha ajo në intervistën me Shirin David.

Lehman zbuloi se e lexoi mesazhin, teksa po festonte në një klub nate në Shtetet e Bashkuara. Ajo nuk e vonoi përgjigjen. Siç edhe pritej, 24-vjeçarja nuk e pranoi ofertën fitimprurëse.
Ju gjithashtu mund të ndjeni ironinë dhe zemërimin e thellë në deklaratën e saj.
“Nuk kaishte si ta pranoja. Dhe gjithsesi: vetëm 100.000 franga?” - u acarua ajo. Gazetari ka tentuar ta pyesë 24-vjeçaren se cili është futbollisti, por Lehman nuk ka dashur të tregojë emrin e tij.
“Nuk mund ta tregoj emrin e tij. Mund të them vetëm se ai është shumë i famshëm në të gjithë botën”,- ka shtuar ajo.
Të hënën, përfaqësuesja e Zvicrës, tha për “Dir Tea Talk”, se futbollisti nuk mund të pajtohej me refuzimin e saj dhe u përpoq ta kontaktonte sërish për këtë çështje përmes agjentit të tij.
“E kam akoma atë mesazh. Ai është pak budalla”, përfundoi ajo.

Lini një Përgjigje