TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Tetor 2023, 13:14

‘Nuk e kisha problem me jua ble, se 10 mijë lekë kushtonin’, publikohet biseda e Luizit për biletat e filmit

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk e kisha problem me jua ble, se 10 mijë lekë

Një bisedë private e Luizit me një person, emrin e të cilit në audio nuk e përmend, po qarkullon nëpër mediat rozë. Në bisedën e publikuar nga Iconstyle dëgjohet se këngëtari duket sikur i detyrohej bashkëbiseduesit një shpjegim për biletat e filmit ‘Në kuadër të dashurisë’.

Në audio Luizi dëgjohet të thotë se siguroi dy bileta për Kiarën dhe një shoqe të saj për të qëndruar bashkë në vendet e para, por duket se personit nga ana tjetër i ka ngelur ‘hatri’ që këngëtari nuk siguroi një biletë për të.

Megjithatë ky i fundit është shprehur se këtu ka një keqkuptim, pasi biletat nga ana e tij nuk janë kursyer, por se nuk merrej ai me shpërndarjen e tyre dhe nëse do të kishte mundësi, do ua kishte dhënë atyre që i kërkonin. Në fund të audios Luizi shprehet i penduar për story-n që nxiti gjithë këtë diskutim nga ana e tij e për çfarë? Për disa bileta që, siç tregon ai, kishte çmimin ‘10 mijë lekë’.

 

biseda luiz ejlli

Lini një Përgjigje