TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Tetor 2023, 10:27

‘Në kuadër të dashurisë’/ Olta Daku mungoi në premierë, Arbana shmang tapetin e kuq; ‘smirllëk’ që nuk ishte filmi i burrit?

Shkruar nga Pamfleti

‘Në kuadër të dashurisë’/ Olta Daku mungoi

Filmi i shumë përfolur ‘Në Kuadër të Dashurisë’ u shfaq mbrëmë në premierë absolute tek Pallati i Kongreseve. Ashtu siç pritej, në tapetin e kuq parakaluan vipa e rripa të panumërt dhe jo vetëm aktorët dhe stafi i filmit, por të gjithë figurat e njohura të Top Medias.

Pamë Borën me Donaldin, veshur si për funeral, pamë Blendi Salajn, Dea Mishel, etj, etj, figura pa numërim. Por, nuk u duk në tapetin e kuq Arbana Osmani.

Moderatorja, edhe pse nuk ishte pjesë e filmit në fund të fundit ishte prezantuese e formatit ku u promovuan protagonistët. Në fakt Osmani ishte në premierë, veshur me të zeza dhe një çantë chanel, bashkë me Eduartin, por nuk kaloi nga tapeti i kuq dhe ishte në rolin e spektatores së thjeshtë. Në Instagram dhe rrjetet sociale nuk publikoi asgjë dhe kjo i bëri përshtypje shumëkujt.

Mos vallë Arbana ka qejfmbetje që në regji të filmit nuk ishte bashkëshorti i saj? Apo ka ndonjë ‘kunjë’ me Luiz Ejllin që nuk e ndjek më në Instagram? Madje çifti nuk ka pranuar që Luizi të jetë opinionist në BBV3, pozicion të cilin këngëtari e ka kërkuar.

Vallë, me kë i ka prishur marrëdhëniet moderatorja që vendosi të ‘bojkotonte’ në këtë formë eventin e rëndësishëm të televizonit ‘Top Media’?

Gjithashtu bëri përshtypje mungesa e aktores së famshme Olta Daku. Ajo kishte një rol shumë të këndshëm, ku spikati bashkë me të madhin Ndriçim Xhepa dhe aktoren Zamira Kita.

Edhe pse filmi kishte figura shumë të dashura për publikun, nuk u shqua për një film të mirë, madje disa menduan se filmi i shte shumë i dobët edhe pse qe reklamuar shumë.

Pavarësisht se ‘shkolla e re’ përpiqet të shesë filmin me njerëz komerçialë, profesionistët triumfojnë kudo! / Pamfleti

arbana osmani olta daku filmi

Lini një Përgjigje