TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Tetor 2023, 14:29

Nuk paska qenë Inteligjenca Artificiale, Olsi Bylyku në lidhje dashurie me gazetaren

Shkruar nga Pamfleti

Nuk paska qenë Inteligjenca Artificiale, Olsi Bylyku në lidhje

Ai që dukej si një informacion i rremë (ku si gjithmonë, faji i mbeti inteligjencës artificiale), paska qenë mëse i vërtetë.

Burime për “Iconstyle” kanë mësuar se Olsi Bylyku është vërtet në një lidhje me një gazetare bjonde. Aktori i humorit prej katër muajsh po shijon romancën me të dashurën e re, Denada Lura.

Ajo është gazetare në “TV Klan” ku edhe është njohur me artistin.

Mësohet se ata kanë rreth katër muaj të lidhur! Teksa të gjithë mendonin se Olsi po e vuante ndarjen nga Egli, ai e paska gjetur dashurinë me kohë.

Jo vetëm kaq! Gjërat në lidhjen e tyre nuk duken sipërfaqësore, pasi Denada ndjek në Instagram edhe “vjehrrën dhe kunatën”, pra nënën dhe motrën e Olsit dhe anasjelltas.

Sipas të njëjtit portal, Olsi dhe gazetarja kanë foto të veshur me të njëjtën bluzë, e cila është përtej rastësisë.

Nuk paska qenë Inteligjenca Artificiale, Olsi Bylyku në lidhje

olsi bylyku gazetarja denada lura

Lini një Përgjigje