TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Prill 2025, 11:52

Loredana u shfaq në dasmën e Gjestit, Ledion Liço e falenderon me puthje në ballë

Shkruar nga Pamfleti

Loredana u shfaq në dasmën e Gjestit, Ledion Liço e falenderon

Mbrëmjen e së hënës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është organizuar dasma e cila tashmë është bërë traditë e këtij formati, ndërsa çifti ka qenë Gjesti dhe Egli. Pas një atmosfere të bukur ku banorët nuk reshtën së kërcyeri me këngët e Remzie dhe Nexhat Osmanit, në fund Ledioni ka takuar banorët, por ra në sy një moment shumë i veçantë.

Ledioni, kur u afrua të takojë Loredanën, e puthi në ballë, një gjest shumë emocionues ky jo vetëm për ish-banoren por dhe për publikun.

Kujtojmë se Lori përjetoi një lidhje me Jozefin Markun brenda shtëpisë, por pas shumë zënkash e moskuptimesh, ajo i vuri pikat mbi  “i” raportit me të, pasi ky i fundit pas momentit të eliminimit dhunoi Gjestin, si pasojë e provokimeve të vazhdueshme të këtij të fundit.

ledion lico loredana

Lini një Përgjigje