TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Prill 2025, 10:40

“Dil një herë moj faqe kuqe”, Jozi shfaqet pas daljes nga Big Brother duke festuar me miqtë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Dil një herë moj faqe kuqe”, Jozi shfaqet pas daljes nga

Pas incidentit të bujshëm në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shpullë Gjestin në momentin e daljes së tij nga shtëpia, duket se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë i heshtur.

Në daljen e tij të parë publike pas ngjarjes, Joz Marku është shfaqur i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë, duke kaluar një mbrëmje të qetë e të gëzueshme si të mos kishte ndodhur asgjë.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Jozin teksa këndon i lumtur, ndërsa qesh dhe argëtohet me shoqërinë e tij.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është pikërisht teksti i këngës, i cili duket si një thumbim apo tallje ndaj Gjestit, duke nxitur edhe më shumë reagime në rrjet.

“Dil njëherë o moj faqe kuqe”, këndon Jozi, ndërsa menjëherë fillon të qeshë.

Mbase ish-banori po feston për rritjen në mënyrë të ndjeshme të ndjekësve të tij.

jozi feste

Lini një Përgjigje