
Në një intervistë nga Top Albania Radio, Gjesti zbuloi shumë detaje që nuk i kishim ditur më parë dhe një anë tjetër të karakterit të tij.
Pse e quan veten ‘Kingi’?
Gjesti: Kingi është veç një fjalë që e kam të përditshme edhe jashtë, nuk është mendjemadhësi, është shaka…
Çfarë note do t’i vendosje, ti Gjest, këtij rrugëtimi në “Big Brother”?
Gjesti: 100! Nuk e kam besuar kurrë! Full paranoja, full stres, shumë mendime në kokë, nuk e kam besuar kurrë që mund të arrij…
A e ke menduar finalen kur erdhe në fillim?
Gjesti: Ka qenë ëndrra ime më e madhe që kam kërkuar gjithë jetën, akoma s’më besohet që jam këtu. S’e kam besuar asnjëherë që unë jam ky, e di që jam pak a shumë natyrë e fortë dhe e durueshme, por jo kaq shumë
Si ka qenë marrëdhënia e tij me Rozana Radin dhe si do të vazhdojë?
Gjesti: Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtu, unë të gjitha i lë anash. Thjesht me u pajtu me njëri-tjetrin… Me Rozanën jam kënaqur brenda, edhe unë me të kam qëndruar se ka pasur energji.
Kush mendon se ka qenë lezeti i shtëpisë?
Gjesti: Unë, unë kënaqem me veten
Kë konsideron si rival në këtë garë?
Gjesti: Laerti, Rozana… kanë bërë lojë të fortë
Eglin nuk e sheh si rivale?
Gjesti: Ata e kanë ditur lojën dhe kanë luajtur. Egli ka qenë e vërtetë, nuk ka patur lojë, ka përcjellë emocione dhe ka pasur një mesazh të fortë.
Kujt banori ia ka frikën Gjesti më së shumti?
Gjesti: Kam përballë njerëz që kanë punuar dhe luajtur, kanë bërë gjithçka për këtë shtëpi, nuk kam frikë…
Lini një Përgjigje