
Gjesti duket se është shumë i përgatitur tani në prag finaleje. Pas provokimit që i bëri Jozit, duke i dhënë shumë shanse vetes për të qenë fitues, i ka kërkuar produksionit të organizojë një dasmë, ku ai dhe Egli do jenë përkatësisht dhëndri dhe nusja.
Edhe pse i thotë gjatë gjithë kohës Eglit se nuk e sheh si të dashurën e tij kur të dalin nga shtëpia, e ‘larg qoftë’ si gruan e tij, Gjesti sa për shou është gati të ‘martohet’.
Sonte, më 14 prill 2025, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli Tako dhe Besart “Gjesti” Kelmendi do të organizojnë një ceremoni dasme, duke ndjekur traditën e spektaklit për të festuar lidhjet romantike mes banorëve.
Ceremonia e dasmës pritet të transmetohet drejtpërdrejt në orën 20:30. /Pamfleti

Lini një Përgjigje