TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Prill 2025, 15:59

Egli nuk ma diti, Rozana: Gjesti kujton se do fitojë duke bërë djalin e mirë

Shkruar nga Pamfleti

Egli nuk ma diti, Rozana: Gjesti kujton se do fitojë duke bërë

Shumë ngjarje të krijuara në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë në qendër të vëmendjes.

Në intervistën e saj për Top Albania Radio, Rozana Radi pohoi se ka gabuar qëllimisht në këtë lojë dhe dha mendimin e saj për çdo finalist.

Rozi: Unë kam bërë gabime me vetëdije këtu. E kam ekzagjeruar me mënyrën e të bërit debate dhe të sulmuarit, gabime me vetëdije por që nuk vrasin. Ofendimet nuk i kam bërë me vetëdije, por gjuha e ashpër, që u afrohesha njerëzve… Fakti që unë jam tërhequr mbrapa dhe për ato gjëra që mendoja të bëja, më bëjnë kjo që jam unë sot…”.

Çfarë do të bëjë Rozana kur të dalë nga shtëpia?

Rozana: E para dua të bëhem mama… Janë të kota fjalët, jo mosha… fëmija në çfarëdolloj moshe është bekim. Nuk e di çfarë do të ndodhë, nuk kam patur pritshmëri nga jeta. Nëse e ka shkruar për mua që do të ndodhë diçka, le të ndodhë…

Pse ke ardhur në “Big Brother”?

Rozi: Unë kam ardhur në “Big Brother” për të superuar veten, edhe besoj që në një farë mënyre ia kam dalë. Kam ardhur në “Big Brother” për të gjithë ata që kanë pengje në jetë që t’i lënë të shkojnë… Një zemër e vrarë, mbetet e vrarë, por duke kujtuar momentet e bukura merr ngjyrë, por mos e ndalni hapin. Bota po ndaloi… unë e ti nëse ndalemi, njerëzit nuk do të ndalojnë së jetuari…

Ke pohuar para disa kohësh se dy personat me të cilët nuk do të mbaje shoqëri jashtë, janë Gerta dhe Egli. Ke ndryshuar mendim apo vijon të mendosh njësoj?

Rozi: I qëndroj të njëjtit mendim. Egli më ka mërzitur shumë, i jam dhënë all-in Eglit… Ke dashur të tregohesh e fortë dhe ke thënë që do të rrish me të, e nëse ky djali ka të dashur jashtë… Egli duhet t’i thoshte vajzave që mos dashuroni njerëz që nuk ju duan. Gjesti nuk e ka dashur asnjëherë Eglin, ka dashur të pastrojë imazhin e tij për mënyrën se si u soll me Eglin. Sot gjithçka po bëhet për biznes, kur të dalim atje jashtë le të fitojmë dhe nga historitë e shpirtit.

A do jetë një lidhje normale në çift?

Rozi: Nuk mendoj që do të jetë një lidhje normale në çift, është një djalë i cili e vetmja gjë që ka bërë ka qenë denigrimi i Eglit dhe momentin e parë që erdhi i tha ‘ti do të më ulësh jashtë…’ Kemi parë duke i thënë ‘nuk jam i sigurt’. Gjesti mendon se duke luajtur këtë djalin e mirë dhe të dashur, mendon se ka arritur për të pastruar imazhin e tij jashtë, perde nuk mund t’i vesh publikut.

 

 

rozana radi gjesti dhe egli

Lini një Përgjigje