
Volejbollistja Key Alves është një prej femrave më të famshme në Brazil, teksa popullariteti i saj u rrit ndjeshëm pas hyrjes në programin “Big Brother”.


Key u bë protagoniste në këtë “reality show”, madje duke kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, pa u shqetësuar aspak për kamerat.


23-vjeçarja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, teksa provokon rregullisht edhe në rrjetet sociale, me foto dhe video të nxehta në “Instagram”.


Shumë ndjekës i kërkojnë asaj të rikthehet në platformën e njohur “OnlyFans”, por duket se tashmë të ardhurat janë më të mëdha nga rrjetet sociale sa nuk ka nevojë për platforma të tjera.

Po volejbolli? Nuk është shkëputur, shkon stërvitet rregullisht, por nuk është më në ato nivele si dikur, ajo e aplikon më shumë për të qenë në formë dhe për të qenë në qendër të vëmendjes edhe në sport, duke shtuar fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje