TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Dhjetor 2023, 10:24

‘Me të tjerët është lojë’, Shqipja-Ardit: Më ke nxjerrë anën time më të mirë

Shkruar nga Pamfleti

‘Me të tjerët është lojë’, Shqipja-Ardit:

Banorët e rinj që i janë shtuar shtëpisë së “BBVK”, Ardi dhe Mirdoni duket që kanë ndryshuar situatën në shtëpi.

Shqipja është shoqëruar shumë me djemtë e rinj dhe duket që po i shijon këto ditë. Hyrja e tyre ka ndikuar për mirë tek ajo.

Në një bisedë që kjo e fundit kishte me Ardin dhe Bucin, ajo e ka vlerësuar impaktin pozitiv të hyrjes së tij:

Shqipja: Më ka nxjerrë anën time të mirë. Me këta të tjerët jam lojtare, ndërsa me ty jam e butë, por këtë e shikojnë dhe banorët e tjerë dhe nuk e dua këtë.

Buci: Ardi dhe Mirdoni kanë ardhur këtu më shumë për të bërë shoqëri, me Albën. Besoj do kalojnë mirë, për aq kohë sa nuk e ngacmojnë. Këta duan shumë shoqëri sepse karriera që kanë është e tillë dhe bëjnë marketing më të fortë për veten.

Flirtimet dhe ngacmimet që ajo ka pasur me Blerandon, duket që me hyrjen e djemve i ka lënë shumë pas.

shqipja ardi bbvk2

Lini një Përgjigje