TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Dhjetor 2023, 10:11

E akuzojnë për përdhunimin e një adoleshenteje, P.Diddy: E bëjnë për para

Shkruar nga Pamfleti

E akuzojnë për përdhunimin e një adoleshenteje, P.Diddy: E

Jane Doe ka akuzuar Sean Combs (Diddy), presidentin e “Bad Boy Entertainment”, Harve Pierre dhe një njeri të tretë, për përdhunimin dhe trafikimin që i kanë bërë asaj në moshën 17-vjeçare.

Incidenti i dyshuar ndodhi në vitin 2003, në një tualet brenda studios së Diddy në Manhatan.

Në dosjet e fundit, gruaja, e cila identifikohet si Jane Doe, tha se ishte ende në shkollë të mesme kur u “përdhunua në grup” dhe u “abuzua seksualisht” nga Combs dhe dy bashkëpunëtorë, sipas ankesës së paraqitur në gjykatën federale në Manhattan, New york.⁠

Diddy mohoi akuzat dhe postoi një deklaratë në mediat sociale, duke akuzuar individët për përpjekjen për të “vrarë” karakterin e tij dhe “të shkatërrojë” “reputacionin e tij” për “një pagesë të shpejtë”.

Ai tha: “Për dy javët e fundit kam parë njerëz që përpiqen të vrasin karakterin tim, të shkatërrojnë reputacionin dhe trashëgiminë time. Akuza të neveritshme janë bërë kundër meje nga individë që kërkojnë para. Më lejoni të jem absolutisht i qartë: Nuk bëra asnjë nga gjërat e tmerrshme që pretendohen. Do të luftoj për emrin tim, familjen time dhe për të vërtetën.”

p.diddy perdhunim reagim

Lini një Përgjigje