TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Dhjetor 2023, 09:56

Luizit i mbyllën Instagramin, drejtori i Acromax: Rasti i tij ka ndodhur mbi 7 herë brenda një kohe të shkurtër

Shkruar nga Pamfleti

Luizit i mbyllën Instagramin, drejtori i Acromax: Rasti i tij ka ndodhur

Luiz Ejlli bëri kallëzim në sektorin e krimit kibernetik për faktin se i mbyllën profilin e tij në Instagram, por megjithatë llogaria e tij ka ende probleme.

I ftuar në një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë CEO i Acromax dhe eksperti i rrjeteve sociale, Aldor Nini, i cili po merret personalisht me këtë çështje:

A është rasti i Luizit i vetmi apo ka edhe të tjera të ngjashme?

Ka dhe raste të tjera. Por në rastin e Luizit, bazuar në famën ekstreme të tij në media dhe rrjete sociale, fokusi i personave dashakeqës ai është. Rasti i Luizit ka ndodhur mbi 7 herë brenda një kohe të shkurtër, vetëm mbrëmë “Instagram”-i i tij është hapur dhe mbyllur 3-4 herë. Ne kemi nisur një investigim shumë të thelluar për këtë. Kemi qenë te departamenti i krimit kiberenetik në polici. Na duhet një proces penal për këtë çështje, i cili ka nisur dje.

Si shpjegohet kjo gjë që po i ndodh atij?

Unë mendoj që nuk janë raportime normale, siç bëhen në raste të tjera. Këtu është i përfshirë dikush që për raste emergjente, siç janë kryengritje apo vrasje, “Instagram”-i i ka dhënë mundësi që të mbyllë llogari. Nuk është hacker.

Si e përjeton Luizi këtë situatë?

Sigurisht që është i shqetësuar, sepse do që të vazhdojë komunikimin me fansat e tij. Por unë e kam qetësuar, duke i thënë që llogaria e tij nuk ka shkelje dhe “Instagram”-i do të reagojë. Jo vetëm Luizit, por cilitdo person që mund t’i ndodhte kjo.

Po lidhur me ‘tick-un blu’ në llogarinë e tij, si qëndron puna?

Në momentin që iu verifikua llogaria, kur ndryshon foton ose përshkrimin e profilit, “Instagram”-i nis një verifikim të dytë. Ky është dhe rasti. Dhe në momentin që nis verifikimi i dytë, kalon në një listë. Po merremi aktualisht që ky verifikim të rritet në listë. Por nuk është se ia kanë marrë.

A ka raste të tilla mes personazheve të njohur?

Nuk ka raste si Luizi. Ka pasur një rast me Sinan Hoxhën para pak muajsh. Mund të ketë një në tre raste në disa muaj për të gjithë ata që vijnë tek ne. Ky i Luizit është një rast rekord.

aldor nini instagram luiz ejlli

Lini një Përgjigje