TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Dhjetor 2023, 09:49

Spikerja e BBC tregon gishtin e mesit në ekran, video kthehet virale

Shkruar nga Pamfleti

Spikerja e BBC tregon gishtin e mesit në ekran, video kthehet virale

Gjesti i turpshëm i bërë në transmetim nga një prezantuese e BBC-së, në fillimin e edicionit të lajmeve në orën 12 të së mërkurës, është bërë viral orët e fundit.

Sipas ‘Daily Mail’, Mariam Mosiri ngriti gishtin e mesit menjëherë pas siglës së reportazhit, pasi siç duket nuk e kuptoi në kohë se transmetimi i drejtpërdrejtë kishte nisur. Në klipin që bën xhiron e internetit, Moshiri duket se e kupton atë që ka ndodhur, ndryshon tërësisht shprehjen e fytyrës dhe nis të lexojë një lajm për Boris Johnson.

“Live nga Londra, duke parë BBC News”, dëgjohet duke thënë prezantuesja.

Megjithatë, fakti që pak çaste më vonë ajo tha "coronaverse" në vend të "coronavirus" në lidhje me pandeminë, tregon se ajo mund të jetë ndjerë nervoze.

Disa e kritikuan prezantuesen për mungesë profesionalizmi dhe të tjerë shprehën mirëkuptimin e tyre për gjendjen e vështirë në të cilën ajo u gjend.

spikere bbc gishti i mesit

Lini një Përgjigje