TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Prill 2024, 10:02

‘Kishte kontratë 2-3 javore’, Gloria nxjerr blof Robert Berishën

Shkruar nga Pamfleti

‘Kishte kontratë 2-3 javore’, Gloria nxjerr blof Robert

Robert Berisha është larguar mbrëmjen e djeshme nga formati i ‘Ferma VIP’, me ‘justifikimin’ që nuk mund të qëndronte më gjatë, për shkak të mallit që kishte për vajzën e tij.

Pas largimit të Robertit, në shtëpi ka mbizotëruar heshtja, ndërsa disa fermerë kanë nisur të komentojnë largimin e tij.

Teksa bisedonte me Dijonisin, Gloria ka nxjerrë zbuluar produksionin ‘padashje’.

Duke pretenduar se nuk është dëgjuar prej askujt ajo i ka thënë se Roberti ka qenë me kontratë vetëm për 2-3 javë.

Dijonisi: Do ikim të gjithë…

Gloria: Ka qenë me kontratë 2-3 javë.

Dijonisi: Pse Roberti s’e ka patur deri në fund?

E më pas Gloria është përgjigjur ‘jo’, teksa fermeri ka mbetur paksa ‘i habitur’.

 

gloria blof robert berisha

Lini një Përgjigje