TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Prill 2024, 21:57

Konfirmohet skema/ Robert Berisha lë “Fermën Vip” për Xhensila Myrtezain, më 13 prill bashkë në koncert

Shkruar nga Pamfleti

Konfirmohet skema/ Robert Berisha lë “Fermën Vip” për

Konfirmohet lajmi i “Pamfletit” i 4 prillit se te “Ferma Vip” po ecën me skenar. Robert Berisha ka vendosur të lërë spektaklin duke gjetur justifikime nga më të ndryshme.

Roberti tha se gjatë ditëve të fundit e ka patur të vështirë të qëndrojë në fermë dhe pas telefonatës me vajzën Renenë e bën edhe të pamundur qëndrimin, për shkak të mallit të madh që ka për vajzën, pasi ka 5 vite që jeton larg saj.

Por në fakt nuk është ashtu. Robert Berisha është larguar për të shkuar në koncert bashkë me Xhensila Myrtezain. Teksa Besi do rrijë në fermë, Roberti do performojë me ish-gruan e tij. Koncerti do të jetë në Austri më 13 prill. Kjo konfirmohet dhe nga baneri që është publikuar./Pamfleti

Konfirmohet skema/ Robert Berisha lë “Fermën Vip” për

Lini një Përgjigje