
Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ishte e ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Gjatë intervistës, modelja ka treguar disa detaje në lidhje me mikeshën e saj, Beniada Nishani.
Sipas Jorit, ish-banorja e BB VIP 1 është beqare dhe secili ka vazhduar jetën e vet.
E pyetur nga Edi Manushi, nëse është e vërtetë se Beniada është ndarë, bukuroshja brune u shpreh “është ndarë”.
“Po. Beniada është beqare, një duartrokitje”, tha Jori, e cila më pas shtoi: “Është fillimi i një diçkaje tjetër”.
Ndërsa e pyetur nga Manushi se ‘çfarë ndodhi, nuk i eci një italianeje me një shqitpar’, Jori u përgjigj:
“Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas”.
Ndërkohë kujtojmë se Beniada Nishani ka qenë prej disa muajsh e lidhur me Blerti Hajdarin të cilët u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv”.
Lini një Përgjigje