TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Korrik 2023, 10:12

Bledi Mane: Ronaldo mund të fitojë 20 milionë lekë në muaj, e ka qëllim dhe lufton për këtë

Shkruar nga Pamfleti

Bledi Mane: Ronaldo mund të fitojë 20 milionë lekë në

Nuk është e vështirë të marrësh famë, e vështirë është ta mbash. Dhe në fakt këtë përpiqen të bëjnë edhe personazhet që marrin pjesë në reality-show të ndryshëm. Një ndër to “BBV”, ku pas përfundimit të spektaklit, ish-banorët përpiqen të qëndrojnë në vëmendje të medias dhe të mos “harrohen”.

Së fundmi i ftuar në “Wake Up” Bledi Mane ka komentuar se sa aktivë janë aktualisht ish-banorët e këtij edicioni. Ndër të gjithë, gazetari veçoi Ronaldo Sharkën.

“Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra”, tha gazetari i njohur.

bledi mane ronaldo sharka

Lini një Përgjigje