
Cillian Murphy kishte gjashtë muaj kohë ‘për t’u futur në petkun’ e një figure historike. Ylli i ‘Peaky Blinder’ nisi kërkimet për të mishëruar babanë e bombës atomike.
Ai iu nënshtrua një diete strikte ushqimore. Murphy mund të hante vetëm një bajame në ditë dhe ishte i gatshëm të bënte përpjekte ekstreme për të marrë rolin e duhur. Ai tha se arriti fizikun e personazhit pasi kishte në dietën e tij edhe martini dhe puro.
‘Oppenheimer’ ndjek historinë e shkencëtarit amerikan J.Robert Oppenheimer, të luajtur nga Cillian Murphy dhe rolin e tij në zhvillimin e bombës atomike që u përdor në Luftën e Dytë Botërore. Kjo i dha atij titullin ‘Babai i Bombës Atomike’.
‘Oppenheimer’ ka fituar 80.5 milionë dollarë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe 93.7 milionë dollarë në shtete të tjera. Kundërshtari i filmit për momentin është ‘Barbie’.
Dy filmat kanë dhënë debutime masive globale, prej nga ‘Barbie’ ka fituar 337 milion dollarë dhe ‘Oppenheimer’ 174.2 milionë.
Fitimet e publikimit të ‘Barbie’ dhe ‘Oppenheimer’ kontribuan që arkat e kësaj fundjave të arrijnë 302 milionë dollarë, duke e bërë fundjavën e katërt me fitimet më të larta ndonjëherë, edhe nga premiera e ‘Avengers: Endgame’.
Lini një Përgjigje