TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Korrik 2023, 11:50

Rrënja më e shtrenjtë në botë rritet edhe në Shqipëri, Alma Çupi: Një kokërr shkon në 90 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Rrënja më e shtrenjtë në botë rritet edhe në

Tartufi është një prej produkteve vendase që është vendosur në studion e “Shije Shtëpie”. Tartufi i zi është më i përhapur, por gazetarja Alma Çupi thotë se në vendin tonë gjendet edhe lloji i bardhë, i cili shitet në shifra marramendëse. Përveç terrenit ku rritet, vlerat ushqyese dhe vështirësia për ta gjetur ndikojnë në rritjen e drejtpërdrejtë të çmimit të tij.

Alma Çupi: Ne kemi tartufin e bardhë që është shumë i shtrenjtë, më i shtrenjti është tartufi i bardhë dhe ne e kemi për fat të mirë, quhet tartufi alba. Është shumë i shtrenjtë.

Katerina Trungu: Alba, gentiana janë emra vajzash.

Alma Çupi: Vajzat dhe gratë janë ato që i mbledhin. Një kokërr tartuf i bardhë shkon edhe 90 mijë Euro, është zhardhoku më i shtrenjtë, rrënja më e  shtrenjtë në botë është tartufi. Është shumë i mirë edhe për organizmin, ne kemi  pyje ku bëhet tartufi. Derrat e egër e hanë shumë. Po të shkosh nëpër pyjet e Shqipërisë gjen gropa se ata janë armiqtë e tartufit.

Nuk është mirë të na i hanë derrat, më mirë t’i mbledhim vetë. Tartufi mblidhet me një racë qeni që është mësuar dhe e nuhat se ku është. Ka shumë mbledhës tartufi në Shqipëri, për fat të keq pjesa më e madhe e tartufit tonë ikën në Greqi, nuk është se e mbajmë këtu.

tartuf

1 Komente

  1. T
    Tony

    Mos rrenoja kaq shume nuk kushton aq por sa 1/20 afersisht.

    Lini një Përgjigje