TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shtator 2024, 12:14

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Gigliola Haveriku rrëfen për njohjen me babain e vajzës

Shkruar nga Pamfleti

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Gigliola Haveriku

Gigliola Haveriku ka ndarë më shumë detaje nga jeta e saj jashtë muzikës.

E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Gigiola tregoi njohjen me partnerin, që e cilëson si dashuri me shikim të parë.

Ajo tha se janë njohur në festën e një mikeshe të përbashkët, si dhe pas 7 muajsh ata morën vesh lajmin që do të bëheshin prindër.

Më tej, këngëtarja tregoi emocionet e para dhe udhëtimet që ka bërë me vajzën e saj, Izabel.

U njohëm në një festë tek shtëpia e një shoqes sime, e cila na prezantoi, ose më saktë u prezantuam se ishim aty. Ishte dashuri me shikim të parë, ose me të folur. Më pas erdhi në jetë dhe fëmija. Ndodhi papritmas dhe jo papritmas. I tregova testin e shtatzënisë dhe ai më tha 'ça është kjo?!'. I thashë do bëhemi prindër. Ne kishim vetëm 7 muaj bashkë. Ndihemi shumë të bekuar, shumë të lumtur. Izabel ka udhëtuar që 2 muajshe në Itali. I ka bërë disa udhëtime, e kam marrë në disa koncerte.

Sa i përket karrierës, ajo rrëfeu se shumë shpejt do të vijë me një projekt mjaft të bukur muzikor.

“Ishte dashuri me shikim të parë”, Gigliola Haveriku

gigliola haveriku dashuri me shikim te pare

Lini një Përgjigje