TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Shtator 2024, 15:36

“Nuk të mbaj mend”, plas sherri mes Ledjona Xheladinajt dhe Bled Manes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk të mbaj mend”, plas sherri mes Ledjona Xheladinajt dhe

Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka debatuar ashpër me gazetarin Bledi Mane në rubrikën “Trotuar” te E diell.

E gjithë situata nisi kur Mane u shpreh se banorët e këtij sezoni të “Big Brother VIP Albania” nuk ditën ta menaxhojnë dhe përdorin famën e fituar nga programi.

Këtu ndërhyn Ledjona e cila e pyet gazetarin nëse ka qenë pjesë e reality show-t dhe pasi mori përgjigjen pozitive ja ktheu me ironi: “Nuk të mbaj mend”.

Kaq mjaftoi që mes dyshes të ndizej debati, duke agravuar deri në ofendime profesionale.

“Ke bërë ti gazetari apo gazetaria të ka bërë ty”- ishin fjalët e Manes drejtuar Ledjonës.

bledi mane ledjona xheladinaj

Lini një Përgjigje