
Pasditja e sotme ka qenë tepër emocionuese për banorët e ‘BBV3’. Ata kanë marrë mesazhe nga personat e tyre të zemrës nëpërmjet ‘Big Love’.
Meritoni ka marrë një mesazh prej vëllait të tij Rinorit, i cili ka përmendur Ilnisën në mesazh duke u shprehur se ajo është shumë mire. Meriton pas këtij mesazhi ka shpërthyer mëenjëherë në lot.
“Jeta ime, ti je personifikimi i ‘BBV3’. Na ke bërë të mos flemë për 100 ditë. Zgjohemi me ty, flemë me ty, ti je sinonimi i durimit dhe durimi është vlera e shtuar për çdo njeri. Vazhdo fortë jemi të gjithë me ty, po presim që ti të jesh fitues. Si gjithmonë ke treguar që je fitues në çdo gjë që ti ke bërë. Të gjithë janë mirë, mami, babi, daja, Ilnisa, je vëllai më i mirë në botë…”, shkruan Rinori.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje