TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Prill 2024, 14:48

Periudhë e “begatshme”/ Evi Reçi dhe Kledi Hysa së shpejti prindër

Shkruar nga Pamfleti

Periudhë e “begatshme”/ Evi Reçi dhe Kledi Hysa së

Pas lajmit të shtatzënisë së Sara Gjordenit, duket se edhe këngëtarja Evi Reçi dhe partneri i saj, Kledi Hysa së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndonëse një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga ana e çiftit, përmes disa postimeve në InstaStory ata kanë nxitur aludimet e publikut se artistja është në pritje të ëmbël.

Së fundmi Evi ka ndarë me ndjekësit një video duke ecur së bashku me Kledin, ndërsa ajo që ra në sytë e fansave ishte barku i saj i rrumbullakosur.

Dyshimet u shtuan më shumë, pasi këngëtarja ka postuar në InstaStory një foto duke u përqafuar me Kledin, ndërsa në sfond ajo kishte vendosur këngën italiane “Due Vite” (2 jetë).

Një detaj tjetër që nuk u shpëtoi fansave ishte një tortë ngjyrë blu krahas fotos së çiftit duke u përqafuar. Të jetë djalë vallë?!

Megjithatë akoma nuk dihet nëse Evi është shtatzënë apo jo, pasi pavarësisht dyshimeve të publikut një lajm i tillë nuk është konfirmuar nga çifti.

Periudhë e “begatshme”/ Evi Reçi dhe Kledi Hysa së Periudhë e “begatshme”/ Evi Reçi dhe Kledi Hysa së Periudhë e “begatshme”/ Evi Reçi dhe Kledi Hysa së

evi reci shtatzene

Lini një Përgjigje