TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Shtator 2023, 09:24

I bëri presion se do e hiqte nga Instagrami, Efi i drejtohet Luizit: Na hape barkun

Shkruar nga Pamfleti

I bëri presion se do e hiqte nga Instagrami, Efi i drejtohet Luizit: Na

Ditën e djeshme, në rrjet qarkulloi një koment i Luizit, ku kishte shprehur se do i vinte radha edhe ‘shefes së diplomacisë’, për ta hequr nga Instagrami, njësoj si çifti Arbana-Eduart. Madje për Efin, Luizi kishte shkruar se do të merrej personalisht.

Nisur nga kjo deklaratë e kënëtarit dhe lajmeve që po qarkullojnë së fundmi në shtypin rozë, Efi ka vendosur të bëjë një reagim përmes një video në rrjetet sociale.

“Duke qenë se u lodha shumë nga kjo historia e “Big-ut”, do doja t’ju thoja të gjithëve ju që më ndiqni për arsyet e juaja por që nuk jam unë arsyeja, atëherë me gjithë kënaqësinë e mundshme, mund të më hiqni lirshëm sepse kam hallet e mia. Kam kaq shumë gjëra në kokë dhe po vazhdoj jetën time dhe kjo histori po më hap barkun”, ka thënë Efi në videon drejtuar ndjekësve të saj.

Duket se menjëherë pas kësaj videoje, Efi ka marrë vendimin që të heqë përfundimisht nga lista e miqve të saj, Luiz Ejllin, me të cilin fillimisht patën një marrëdhënie tepër të mirë brenda shtëpisë së BBV.

Ndërkohë që ka hequr Luizin, Kiara vijon ende të jetë pjesë e listës së miqve në Instagramin e Efit. Nga ana tjetër Luizi ende vijon të ndjekë Efin në Instagram.

Le të shohim më tej se si do vijojë drama e Instagramit të personazheve të BBV.

I bëri presion se do e hiqte nga Instagrami, Efi i drejtohet Luizit: Na I bëri presion se do e hiqte nga Instagrami, Efi i drejtohet Luizit: Na

 

efi reagim instagram luiz ejlli

Lini një Përgjigje