TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle11 Shtator 2023, 13:02

Dëshiron të jetë sërish në televizion por me ‘Përputhen’ e ka mbyllur, Arjan Konomi nuk ka marrë ofertë për këtë sezon

Shkruar nga Pamfleti

Dëshiron të jetë sërish në televizion por me

Ka nisur sezoni i ri televiziv dhe shikuesit pyesin nëse edhe këtë vit shumë figura do të jenë në rolet e tyre të mëparshme.

Një pikëpyetje qëndron edhe për Arjan Konomin. A do ta shohim atë në ndonjë format këtë sezon?

“Pse jo, unë kam shumë dëshirë. Me “Përputhen” ruaj kujtime të bukura dhe uroj të ketë gjithmonë suksesin që ka pasur, por është një cikël i mbyllur. Nëse do të kem oferta që do t’i konsideroja, do të ishte kënaqësi të isha sërish në ekran,”-tha ai në një intervistë për revistën “Bordo”.

Kujtojmë që Arjani vitet e fundit u kthye në vëmendjen e shikuesve si opinionist i “Përputhen” për disa edicione radhazi.

arjan konomi televizion oferte

Lini një Përgjigje