
Aktori i njohur Genc Fuga e ka kaluar momentin e vështirë shëndetësor që kaloi pak kohë më parë, ndërsa është parë shumë i lumtur dje, duke shoqëruar vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.
Kujtojmë që Fuga iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat para pak kohëve, pasi goditja që pësoi në tru po i rrezikonte jetën.
Ishte bashkëshortja e tij, Enirieta Fuga, e cila kërkoi ndihmën e shqiptarëve, pasi për operacionin nevojiteshin 19 mijë euro.
Por mesa duket gjithçka e keqe është lënë pas dhe aktori po vijon i qetë dhe i lumtur jetën pranë familjes së tij.

Lini një Përgjigje