TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Nëntor 2024, 12:53

Hyrja e Atillës në Big Brother shkaktoi polemika në publik, Drenusha Latifi ka dy fjalë për institucionet: Kur më duheshit, nuk më ndihmuat

Shkruar nga Pamfleti

Hyrja e Atillës në Big Brother shkaktoi polemika në publik,

Bashkëshorti i Drenusha Latifi, Atilla Kardesh bëri bujë të madhe me hyrjen në shtëpinë e Big Brother Kosova, për vetë faktin se me ish-bashkëhsorten e tij ka një ccështje të hapur gjyqësore, ku akuzohet për dhunë psikologjike dhe fizike. Por, para tri ditësh, ai la shtëpinë e “BBVK”. Atilla hyri për vetëm dy ditë dhe prezenca e tij krijoi një rrëmujë të jashtëzakonshme jashtë ambienteve të shtëpisë.

Ish-partnerja e tij, e cila momentalisht ndodhet ende në “Big” ka dhënë një deklaratë pas largimit të tij, ku ka mbajtur një qëndrim të kujdesshëm dhe të pjekur. Pas daljes së Atillës nga shtëpia, ajo i uroi atij suksese në vazhdim, duke nënvizuar rëndësinë e rolit të tij si baba i fëmijëve të tyre.

Por Drenusha shprehu një shqetësim të qartë për keqpërdorimin e situatës së saj në publik dhe media. Ajo deklaroi se shpreson që asnjë institucion jashtë nuk ka përdorur emrin e saj në mënyrë të gabuar në lidhje me këtë çështje. “Uroj që asnjë institucion jashtë nuk më ka përdor emrin tem për këtë sen sepse kur më janë dashur nuk më kanë ndihmuar,” tha ajo, duke përçuar mesazhin e saj me qartësi dhe përmbajtje.

 

drenusha latifi institucionet

Lini një Përgjigje