TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Nëntor 2024, 09:56

Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen: Kam heshtur për hir të fëmijëve

Shkruar nga Pamfleti

Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë për ndarjen:

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka thyer heshtjen që pas ndarjes së bujshme nga Bes Kallaku, duke u rrëfyer përmes një video mesazhi në rrjetet sociale.

Xhensila thotë se shpesh gratë detyrohen të heshtin “për hir të fëmijëve”, por edhe të durojnë dhe të heshtin për “të mos prishur balancat”.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtu për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

Nga ana tjetër, këngëtarja duket se i ka kthyer përgjigje këngëve të Besit, duke bërë një bashkëpunim me Elgit Dodën dhe Emrah Brah. Pjesë e tekstit është edhe fraza: Thuju, sa herë netët i kaloja, sa herë sytë nga Zoti i drejtoja.

Një gjë është e sigurt: Ndarja i ka bërë dy artistëve shumë mirë në aspektin profesional. Të paktën, me këtë rast, shesin hitet.

 

xhensila myrtezaj pergjigje divorci

Lini një Përgjigje