TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Nëntor 2024, 10:59

Arbana Osmani na përshëndet nga Youtube: Mirëmbrëma Yje!

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani na përshëndet nga Youtube: Mirëmbrëma Yje!

Arbana Osmani ka ‘përveshur’ mëngët bashkë me të shoqin, Eduart Grishaj dhe kanë nisur nga puna për emisionin e tyre në Youtube.

Edhe më herët ‘Pamfleti’ shkroi për podcastin e Arbanës, i cili do hidhet në kanalin e saj të Youtube. Duket se moderatorja ka zgjedhur ta zhvillojë në formë spektakli në Bogë, ku ka edhe një shtëpi.

Vetë ajo ka publikuar titullin e podcastit, i cili do jetë pa kufje dhe jo në studio.

“Mirëmbrëma yje” ka vendosur ta titullojë, pikërisht nga fraza e famshme që Arbana përdorte dikur, kur moderonte Big Brother Vip, post të cilin fatkeqësisht e humbi nga ‘tahmaja e madhe për para’’.

“Mirëmbrëma yje”. Më keni munguar. Shihemi shumë shpejt, mjafton të klikoni “subscribe” në Youtube. Linkun e keni në bio. Ju dua”, -ka shkruar Arbana. /Pamfleti

 

arbana osmani youtube mirembrema yje

Lini një Përgjigje