TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Tetor 2024, 13:55

Arbana Osmani premton projekt të ri, bëhet fjalë për një podcast

Shkruar nga Pamfleti

Arbana Osmani premton projekt të ri, bëhet fjalë për

Arbana Osmani ka postuar një foto të vetes, teksa po harton një projekt të ri. Në profilin e saj të Instagramit, gazetarja ka shkruar krahas fotos: Zyrë e re, projekt i ri.

Gjithsesi, fansat të mos ekzaltohen shumë, sepse bëhet fjalë për një podcast. Sipas burimeve të ‘Pamfleti’ ajo do bëjë një cikël emisionesh në kanalin e saj të Youtube ku do të fusë veprimtaritë e veta, duke nisur që nga gatimi e deri tek bisedat me njerëz të njohur.

Duket se moderatorja po e ‘ushqen publikun me lugë bosh’. E themi këtë, pasi në fillim premtoi projekte dhe gjëra të mëdha ‘aty ku nisi gjithçka’, duke iu referuar piramidës. Fansat e saj menduan për një rikthim të mundshëm në ekran. Në fakt bëhej fjalë thjesht për një dyqan paninesh. Ndërsa tani po tregon për një tjetër projekt, por është fjala për intervista në kanalin e saj të Youtube, të cilin për momentin e ka ‘furnizuar’ me momente gatimi. /Pamfleti

Arbana Osmani premton projekt të ri, bëhet fjalë për

arbana osmani podcast youtube

Lini një Përgjigje