TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Tetor 2024, 11:57

Arsyeja e ndarjes, Romeo? Deklarata e Heidit ‘ndez’ rrjetin

Shkruar nga Pamfleti

Arsyeja e ndarjes, Romeo? Deklarata e Heidit ‘ndez’ rrjetin

Në puntatën e parë të “Goca & Gra”, Heidi Baci shprehu mendimet e saj mbi brezin e ri, duke theksuar se “ne jemi një brez që heqim dorë shumë shpejt dhe lehtë nga lidhjet dhe angazhimet”.

Ajo theksoi se kjo është një e vërtetë e hidhur, duke vënë në dukje se shumë pak njerëz bëjnë sakrifica për të rregulluar gjërat në jetën e tyre.

“Jemi një brez që heqim dorë shumë shpejt, shumë lehtë, kjo është e vërtetë. Nuk bën asnjëri asnjë pikë sakrifice për të rregulluar gjërat. Në kohët e kaluara ishin mësuar njerëzit t’i rregullonin gjërat, të rrinin. Ne nuk rrimë më,” tha Heidi.

Deklarata e saj vjen pas lajmeve për përfundimin e lidhjes së saj me Romeon, duke lënë të kuptohet se në vështirësitë që marrëdhënia e tyre mund të ketë patur, për aktorin zgjidhja më e lehtë ka qenë ndarja.

Mesazhi i Heidit bëri që në rrjet të nisin mesazhe të tipit “E paska lënë Romeo”, apo “Ja, e tha vetë që ai nuk ka toleruar”, etj.

romeo shkak ndarje

Lini një Përgjigje