
Në mediat sociale disa javë më parë u përfol se martesa e Marina Vjollcës dhe Getoar Selimit kishte marrë fund.
Më pas moderatorja dhe reperi publikuan foto nga Milano, teksa morën pjesë në Javën e Modës, duke hedhur poshtë lajmet.
Ndërkohë Marina është kthyer me programin “Për Shqiptarët” dhe këtë të diel ka qenë e ftuar në “Portokalli”, ku ka pohuar edhe njëherë se mes saj dhe reperit çdo gjë shkon më së miri.
Teksa u pyet nga aktori Deivis Myslymi qe nëse njeh ndonjë reper, ajo tha se ‘jo vetëm njeh, por edhe fle’. Më pas aktori me humor tha: “Epo bashkë qenkan se na plasën”.
Kujtojmë që Marina dhe Geti janë prindër të një vajze të quajtur Marget.
Lini një Përgjigje