
Jonida Vokshi po kalon një periudhë aspak të lehtë. Kjo, si pasojë e gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të saj.
Jonida me anë të një storie në Instagram, ndër të tjera zbuloi, se gjendja e të atit vijon të mbetet kritike.
Më poshtë gjeni reagimin e saj:
“Nuk kam fjalë të përshkruaj sa shumë jam falenderuese ndaj jush, që më keni shkruar dhe dhënë kaq shume dashuri e mbështetje, gjatë këtyre 4 ditëve, më të vështira të jetës sime. Gjendja e babit vazhdon të jetë kritike, por me besim çdo sekond ne Zot! Do mundohem t’i rikthehem përditshmërisë, të jem ne kontakt me ju, kjo do më ndihmojë edhe mua. Shumë dashuri per ju”, shkroi ajo mes tjerash.

Lini një Përgjigje